Profesori Stiv Bristou është i specializuar në qeverisjen e korporatave, analiza strategjike, vlerësimin e politikave dhe sigurimin e cilësisë, veçanërisht në sektorët e arsimit dhe të trajnimit. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë zëvendës-rektor në Universitetin Glamorgan, Uells, drejtor dhe shef ekzekutiv i kolegjit për arte dhe teknologji Shrewsbury, përgjegjës i inspektoratit/ këshilltar i lartë në Këshillin Britanik të Akreditimit për Arsimim e Pavarur dhe ekspert i jashtëm për Institutin e drejtorëve. Ai është bashkëpunëtor i Agjencisë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, Britani e Madhe, anëtar i grupit të standardeve të cilësisë UK NARIC dhe që nga viti 2008, ka këshilluar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës për arsimin e lartë. Ai gjithashtu është një nga tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Kombëtar të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe ka luajtur rol kyç në hartimin e Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Kosovës në vitin 2011.
Frensis Ouen është eksperte në qeverisjen e korporatave dhe sigurimin e cilësisë, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë organizative dhe të menaxhimit brenda mjediseve të mëdha dhe komplekse. Ajo ka punuar në Universitetin e Loughborough, City dhe Hull, si dhe në një organizatë hulumtuese. Pozitat që ajo ka mbajtur janë: drejtor për sigurimin e cilësisë në shërbimin studentor të universitetit dhe drejtor për zhvillimin akademik në shërbimin studentor. Ajo ka shërbyer si konsulent për sigurimin e cilësisë në një numër të universiteteve evropiane.
Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të mbajë sigurimin e cilësisë në qendër të strategjisë dhe punës, si dhe ka për qëllim të përdorë gjetjet nga vizita për të mirën e studentëve dhe palëve të interesuara.
