Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë e guvernatorit Bogov- Studentët, ambasadorët tuaj më të mirë të Universitetit tuaj

“Në Bankën Popullore të Maqedonisë ka disa të diplomuar nga universiteti juaj dhe ata janë ambasadorët tuaj më të mirë. Nëpërmjet pyetjeve vërejta se studentët aktualë po ashtu janë shumë të përgatitur dhe kjo është si rezultat i mësimeve cilësore që marrin në këtë universitet”, tha guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, Dimitar Bogov, gjatë ligjëratës, që mbajti të mërkurën (26.03.2014), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore.

Guvernatori Bogov beri një retrospektivë të krizës ekonomike globale dhe efektin e saj në ekonominë e Maqedonisë. Ai foli për rolin e Bankës Popullore në krijimin e politikave makroekonomike e në veçanti për masat që janë marrë gjatë ballafaqimit me sfidat e krizës ekonomike globale.

Në fjalën e tij, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi rëndësinë e ligjëratës së guvernatorit dhe bashkëpunimin që universiteti ka me bankat, e posaçërisht me Bankën Popullore të Maqedonisë.

Prorektori për ndërmarrësi, Prof. Dr. Mirolub Shukarov foli për politikën monetare të Maqedonisë-rreziqet dhe sfidat në të ardhmen.

Studentët parashtruan edhe shumë pyetje. Ligjërata kaloi në një atmosferë pozitive me një debat dhe interaktivitet mes studentëve dhe guvernatorit Dimitar Bogov.

Google+