Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferencë për pozitën e grave në shoqëri

Me rastin e 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, Aleanca Franceze në Tetovë dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të enjten (6 mars 2014), mbajtën konferencë me temë “Pozita e gruas në shoqëri”.

Në këtë konferencë ishte e pranishme kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, e cila foli për përvojën e saj sa i përket barabarësisë gjinore.

“Në dekadën e fundit, në Ballkan, janë duke u bërë përpjekje pozitive në përparimin e pozitës së gruas në shoqëri. Në punën time si politikane kam mbështetje shumë të madhe nga gratë. Në Komunën e Tetovës, në 45% të posteve drejtuese janë gra”, tha znj. Arifi, e cila më tej theksoi se gratë janë kontribuuese në botën tonë dhe se festat e këtilla duhet të jenë moment reflektimi.

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer, tha se në Maqedoni pozita e gruas është përparuar, por ka ende punë për të bërë. Ajo përmendi shembullin e Komunës së Tetovës, si shembull pozitiv në këtë drejtim. Edhe në vendet e BE-se ka ende shumë boshllëqe në përparimin e pozitës së gruas.

Në këtë konferencë foli edhe Od Valsesia, drejtoresh e Aleancës Franceze dhe Zhuli Çembrlen, eksperte për projekte kulturore.

Google+