Garën e shpalli të hapur, prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili theksoi se përkundër kushteve jo të volitshme për gara organizatorët e kanë përgatitur shtegun e skijimit dhe pres që të kemi një garë të suksesshme.
Në emër të universiteteve pjesëmarrëse të pranishmit i përshëndeti Marina Tasho, nga Universiteti i Korçës, e cila është e vetmja pjesëmarrëse në të gjitha edicionet “Falënderoj UEJL-në, që këto gara i ka kthyer në traditë. Ne jemi mjaftë të nderuar që marrim edhe kësaj radhe pjesë, ndërsa të gjithë garuesve u dëshirojë gara të suksesshëm”
Në këtë edicion kanë marrë pjesë 7 universitete, me gjithsej 25 skijatorë edhe atë nga Universiteti “Hasan Prishtina” - Prishtinë, Universiteti “Kliment Ohridski” - Manastir, Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Fan. S. Noli” - Korçë, Universiteti “Goce Dellçev”- Shtip dhe Universiteti i Turizmit dhe Menaxhmentit- Shkup.
Në kategorinë e femrave fituese doli Stefanija Talevska, nga Universiteti i Manastirit, me rezultat 52.02, në vendin e dytë u radhit Marina Tasho, nga Universiteti I Korçës me rezultat 54.81 dhe në vendin e tretë u radhit Vjollca Memishi, nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, me rezultat 59.93.
Në kategorinë e meshkujve fitues doli Dardan Dehari nga Universiteti Shtetëror i Tetovës me rezultatin 36.61, në vendin e dytë doli Dardar Pupovci nga Universiteti I Prishtinës me rezultatin 39.73 dhe në pozitën e tretë ishte Martin Martinovski nga Universiteti për Turizëm dhe Menaxhment me rezultatin 41.70.
I kënaqur me rrjedhën e garave si në numër ashtu edhe në cilësi, përgjegjësi i këtyre garave Menan Memedi, tha se: “Dëshiroj t’i falënderoj mediat që gjithmonë kanë qenë të pranishme në këtë manifestim.Falënderoj edhe Qendrën Turistike Kodra e Diellit për pritjen e nivelit të lartë të të gjithë pjesëmarrëseve , por edhe shërbimeve tjera që ndikuan që kjo garë të përfundon me suksesin më të lartë. Ky ishte edicioni i shtatë që organizohet nga UEJL-ja dhe ishte fati ynë që patëm një mot shumë të mirë , dëbora nuk ishte në sasinë e duhur, megjithatë shtegun arritëm ta përgatisim në bazë të standardeve të duhura.
Fitues të këtij edicioni ishin studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të dytët u radhitën studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe të tretët ishin studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Garat patën karakter ndërkombëtar u zhvilluan në disiplinën sllallom i madh në shtigjet e bukura të qendrës turistike dimërore Kodra e Diellit – Tetovë.
Organizatori këtyre garave UEJL-ja për më të mirët ndanë Kupa dhe medalje, ndërsa ekipi fitues e mori edhe kupën kaluese.
