Departamenti i gjuhës dhe letërsisë angleze është departamenti më i madh i gjuhëve në Universitetin e EJL, me 14 të punësuar të rregullt dhe ka funksionuar që nga themelimi i Universitetit më 2001. Funksionon si pjesë e Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit. Departamenti i anglishtes ofron studime bachelor (BA) të gjuhës dhe letërsisë angleze me program trevjeçar në pajtim me modelin evropian me 180 kredi. Departamenti po ashtu ofron programin master në Mësimdhënien e gjuhës angleze, në ciklin e dytë, që mund të kryhet brenda dy viteve akademike. Sidoqoftë, nga viti akademik 2012/2013, Departamenti i anglishtes do të ofrojë program doktorate. Pas mbarimit të këtij programi, studentët do te marrin titullin doktor i shkencave filologjike në fushën e gjuhës angleze. Para së gjithash, ky program do të fokusohet në gjuhësi, letërsi, kulturë, përkthim dhe metodologji të mësimdhënies së anglishtes si gjuhë e huaj. Me një ekip të stafit vendor dhe ndërkombëtar, të cilët janë me kualifikimet më të larta për të ligjëruar me metodat më moderne, departamenti ynë gëzon respekt në rajon dhe ofron më të mirën në instruksionet e gjuhës bashkëkohore. Kualiteti i Departamentit të gjuhëve në Fakultetin e gjuhëve, kulturave dhe komunikimit reflektoi në rangimin e Universitetit të EJL si i dyti në Maqedoni.
Programi i doktoratës ndjek një dizajn inovativ që përkrah kërkimin origjinal me zgjedhore lidhur ngushtë me fushën e studimit, që do të thellojnë dituritë ekzistuese të studentëve në fushën përkatëse. Të gjithë instruktorët e doktoratës janë hulumtues me përvojë të dëshmuar me publikime në fushën e letërsisë angleze, gjuhësisë dhe mësimit të gjuhës angleze. Programi u lejon studentëve të ndjekin një rrugë të strukturuar të zhvillimit akademik me mundësi të prezantojnë shkrime me rezultate kërkimore në parametrat e programit. Studentët do të përfitojnë nga mundësitë e interaksionit me kolegët e barabartë ku idetë do të mund të testohen dhe të zhvillohen. Në këtë mënyrë, studimet e doktoratës në anglisht mund të jenë shpërblyese dhe eksperienca sfiduese.
Studentët e suksesshëm të programit të doktoratës në anglisht mund të presin mundësi të gjerë të mundësive të mësimdhënies në nivelin e tretë dhe të dytë (të shkollave të mesme). Në fakt, vetëm të kualifikuarit me doktoratë do të kenë mundësi të ligjërojnë në nivel universitar në sektorin arsimor në Maqedoni pas vitit 2015. Sidoqoftë, opsionet për karrierë nuk kufizohen vetëm në profesion akademik. Studentët e suksesshëm mund të zgjedhin sfera të tjera siç janë politika kulturore, ndërmjetësimi kulturor dhe puna si përkthyes ose në fushën e mediave and shtëpive botuese, ose në organizata ndërkombëtare dhe turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Paraqet të kuptuarit sistematik të fushës së zgjedhur të hulumtimit dhe njohuri të përkryera të metodave dhe aftësive të hulumtimit.
- Demonstron njohuri të specializuara të gjuhësisë së aplikuar, letërsisë angleze, kulturës dhe civilizimit të vendeve anglishtfolëse.
- Posedon njohuri profesionale dhe të kuptuarit të trendeve më të mëdha në metodologjinë e mësimdhënies së anglishtes në nivel të dytë dhe të tretë.
- Kërkon kapacitet akademik për hulumtim të pavarur akademik.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësitë për të vlerësuar
- Tregon mundësi për analiza kritike, vlerësim dhe sintetizim të ideve të reja komplekse;
- Tregon mundësi për të iniciuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në rrjete dhe ngjarje hulumtuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Tregon mundësi për të iniciuar në mënyrë të pavarur projekte hulumtuese dhe të zhvillimit, nëpërmjet të cilave njohuri të reja do të kontribuojnë në fushën e kërkimit.
- Është në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur rëndësinë dhe substancën intelektuale të hulumtimit të kolegëve në fushën përkatëse.
- Mund të bëjë gjykime komplekse metodologjike në dizajnin dhe analizën e hulumtimit në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e tij/saj, me komunitetin më të gjerë dhe shoqërinë si tërësi në fushën përkatëse
- Tregon kompetencë komunikative në klasë në menaxhimin e klasës në nivel të dytë dhe të tretë
- Tregon mundësi të nivelit intelektual në diskutimet në anglisht, në formë verbale ose të shkruar të ideve komplekse.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për promovim të vetvetes në një sistem profesional akademik;
- Është në gjendje ta përparojë hulumtimin e vet me një kornizë teknologjike, shoqërore ose kulturore në shoqërinë e bazuar në dije.
- Mund të hulumtojë në mënyrë të pavarur cilën do lëndë që lidhet me fushën e tij/të saj duke përdorur mësimin dhe aftësitë hulumtuese.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimi
Kjo lëndë ka për qëllim t’i ndihmojë studentët t’i zhvillojnë aftësitë hulumtuese, të cilat nevojiten për zhvillim, implementim dhe kompletim të projekteve të tyre hulumtuese të doktoratës. Përmes lëndës, studentët do të mësojnë për etapat filozofike dhe historike të zhvillimit të metodologjisë së hulumtimit, më pas ata do t’i shqyrtojnë metodat kualitative të hulumtimit,dhe më së shumti teknikat e hulumtimit kualitativ. Në këtë mënyrë, ata do të njoftohen me teknikat siç janë: hulumtimi etnografik, observimet, intervistat, anketat, grupet e fokusit dhe metodologjitë e ngjashme. Kjo lëndë gjithashtu përmban informata për temat vijuese: përkufizimi i temës, bibliografia, rregullat e citateve, organizimi i punës dhe struktura e tezës.
-
[10 SETK]
Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
Ky modul i nivelit të avancuar të mësimit të gjuhës ka për qëllim t’i nxisë studentët të mendojnë për raportin midis teorisë dhe praktikës vetanake mësimore. Moduli ka për qëllim ta përsërisë dhe ta thellojë kompetencën e studentëve në disa nga fushat kryesore të edukimit gjuhësor, duke përfshirë: metodikën e mësimdhënies bazuar në studentë, mësimin e bazuar në detyrat mësimore, ndërveprimin në klasë, zhvillimin profesional të mësimdhënësve në mësimin e gjuhës, teknologjitë moderne, mësimin e gjuhës, çështjet kritike (sociale, politike) në mësimin e gjuhës.
-
[10 SETK]
Shkrimi i disertacionit të doktoratës
Studentët e ciklit të tretë të studimeve futen në punën kërkimore-shkencore dhe hulumtuese të studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues për disertacionin e doktoratës; mbledhin material për disertacionin, bëjnë përzgjedhjen, interpretimin e materialeve teorike dhe empirike nëpërmjet metodave të përparuara bashkëkohore të qasjeve cilësore dhe sasiore.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Studentët e ciklit të tretë të studimeve futen në punën kërkimore-shkencore dhe hulumtuese të studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues për disertacionin e doktoratës; mbledhin material për disertacionin, bëjnë përzgjedhjen, interpretimin e materialeve teorike dhe empirike nëpërmjet metodave të përparuara bashkëkohore të qasjeve cilësore dhe sasiore.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2
-
Sociolinguistika dhe gjuha e arsimit
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me konceptet dhe temat themelore të sociolinguistikës: variantet e gjuhës, variacionet dhe ndryshimet gjuhësore, variablat e folësit, rrjetin shoqëror dhe të folurit në komunitet, analizën e diskursit dhe etnografinë e komunikimit si dhe gjuhën dhe gjininë. Kjo lëndë, fokusohet në ndryshimin e sistemeve gjuhësore dhe në rolin e folësit në zbatimin dhe ndryshimin e shpërndarjes gjuhësore. Implikimet nga këto ide për fusha të tilla siç është gjuha dhe arsimi diskutohen. Aplikacionet vijuese të sociolinguistikës do të shqyrtohen: politika dhe planifikimi gjuhësor; marrëdhëniet e ndërsjella midis gjuhës dhe shoqërisë; kontakti i gjuhës; kërkimet aktuale, debatet dhe idetë nga traditat e ndryshme brenda sociolinguistikës.
-
Kompozicioni i avancuar akademik
Objektivat kryesore të këtij kursi janë të fitohet një stil i qartë akademik i shkrimit akademik dhe të përmirësohet struktura e koherenca e teksteve dhe paragrafëve. Saktësisë gramatikore dhe zgjerimit të fjalorit u kushtohet kujdes i njëjtë. Pasi të fillohet stili i përgjithshëm dhe vokabulari akademik, ky kurs fokusohet në pjesë të ndryshme të punimeve shkencore (abstrakte, shqyrtime letrare, hyrje, ekspoze, diskutime, konkluzione). Pjesa më e madhe e këtij kursi i kushtohet shqyrtimit kritik të hartimit të pjesëmarrësve të kursit. Kursi do të shërbejë për freskimin e diturive studentore të gjuhës - qëllim edhe i opsioneve gjuhësore të hapura për të që të bartet rëndësia e lexuesit.
-
Shekspiri dhe koha e tij
Ky modul ka për qëllim t’i hulumtojë pesë derë më gjashtë tekste kyçe të Shekspirit nga një spektër i gjerë perspektivash, duke përfshirë burime e prekurzorë, kontekstet e prodhimit dhe recepcionit dhe shfaqjet “afterlives” në shtyp, në punë dhe punën e shkrimtarëve të tjerë. Moduli do të hulumtojë se si arritën dramat të ekzistojnë, si e arritën ato statusin e tyre unik në letërsinë dhe kulturën angleze dhe si ishte sfidë dhe vazhdon të mbetet i tillë dominimi i Shekspirit. Moduli u kushton kujdes të madh tërësisht disa mundësive të teatrit, si një mënyrë e prodhimit kulturor. Prandaj, vëmendje do t'i kushtohet zhvillimit të zhanrit dramatik, ndërveprimit midis dramaturgëve të ndryshëm dhe, përmes hulumtimit të llojeve të tjera të teksteve të shkruara në këtë periudhë (pamflete, poezi dhe një përkthim i një shfaqjeje klasike) në lidhjet midis shfaqjeve dhe çështjet të cilat e preokupojnë publikun bashkëkohor.
-
Teoria e letërsisë
Ky modul ka për qëllim ta mbulojë një spektër të konsiderueshëm të qasjeve kritike dhe teorike për studimet letrare dhe filmit, duke përfshirë punën e autorësisë, tekstet dhe leximin, ideologjinë dhe pushtetin, gjininë, seksualitetin, racën, vendin dhe postkolonializmin. Kursi do ta ndjekë ndryshimin në diskursin teorik nga perspektivat humaniste liberale në fillim të shekullit të njëzet dhe format e ndryshme të post-strukturalizmit dhe postmodernizmit. Teoritë e diskutimit do të përfshijnë dekonstruksionin, varietetet e feminizmit, teoritë e "të tjerëve" dhe diskurset postkoloniale, vdekjen e autorit dhe teoritë e pranimit të lexuesit. Moduli i inkurajon studentët të pranojnë dhe njohin dialogun dhe mospajtimin në suazat e terrenit dhe i fut rregullat themelore të bursave në disiplinën e studimeve letrare.
-
Nxënia e gjuhëve të huaja
Qëllimi i lëndës është të njoftojë doktorantët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspektet e ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhëve të huaja. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e qenësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me kontroll - pa kontroll - përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, fokusimi i formave, qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variablat individuale si mosha apo stili kognitiv, konceptet e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Ky kurs i plotëson dhe i thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
Multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është t’i sigurojë aftësitë kyçe që do t’u mundësojnë studentëve dhe arsimtarëve të ardhshëm të zhvillojnë qasje multikulturore në arsim. Strategjitë përkatëse për zhvillim të arsimit multikulturor në Maqedoni do të analizohen, në bazë të mundësive të ofruara nga ana e modeleve të mëdha ndërkombëtare në këtë lëmi, si dhe literatura akademike. Kursi do t’u sigurojë studentëve të doktoratës bazë teorike dhe një përmbledhje strategjish të cilat do t’u mundësojnë zhvillim të praktikave multikulturore në arsim dhe do t’u mundësojnë të reflektojnë për strategjitë dhe praktikat e tyre mësimore nga një perspektivë multikulturore. Çështjet që janë përfshirë në këtë kurs do të përmbajnë: interkulturalizmin dhe identitetin, koncepcionet për paragjykimet për veten dhe për të ‘tjerët’, stereotipet dhe largësitë. Ky kurs do ta përparojë për pranimin e paradigmave interkulturore në arsim me qëllim që të lehtësohet një shoqëri pluraliste, respektimi i të drejtave të njeriut, arsimi qytetar i minoriteteve, duke përfshirë edhe arsimin gjuhësor.
-
Komunikimi ndërkombëtar
Lënda përqendrohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit ndërkombëtar që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit ndërkombëtar dhe do t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi ndërkombëtar, në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1

Semestri 3/4
Drejtimi: |
Semester 3 / Semester 4 |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Studentët e ciklit të tretë të studimeve futen në punën kërkimore-shkencore dhe hulumtuese të studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues për disertacionin e doktoratës; mbledhin material për disertacionin, bëjnë përzgjedhjen, interpretimin e materialeve teorike dhe empirike nëpërmjet metodave të përparuara bashkëkohore të qasjeve cilësore dhe sasiore.
-
[20 SETK]
Publikime I
Kandidati gjatë procesit të ndjekjes së studimit të doktoratës dhe sidomos gjatë përgatitjes së disertacionit së doktoratës nevojitet të botojë pjesë integrale të disertacionit nëpër revista të ndryshme shkencore. Gjithashtu duhet të prezantojë pjesë të punimit në formë kumtesash nëpër konferenca të ndryshme shkencore dhe t’i publikojë të njëjtat.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Veçoria kryesore e prezantimit të rezultateve të hulumtimit të ciklit të tretë të studimeve qëndron në kontributin origjinal për diturinë e fituar. Hulumtimet rreth disertacionit të doktoraturës janë dëshmi me të cilën vërtetohet se hulumtuesi ka dhënë një kontribut origjinal në fushën që ka zgjedhur. Rezultatet e hulumtimit duhet të dëshmojnë dy gjera kryesore: se kandidati ka identifikuar një problem të vlefshëm ose një çështje për të cilën ende nuk është dhënë përgjigje dhe se ka zgjidhur problemin ose ka dhënë përgjigje për këtë çështje.
-
[10 SETK]
Publikime II
Në kuadër të veprimtarisë së vet, punës dhe aktivitetit të suksesshëm së tij, kandidati duhet të zhvillojë dhe të ndihmojë aktivitete të ndryshme publicistike, të cilat ndikojnë në aftësimin dhe zhvillimin e tij të ardhshëm, me qëllim që të arrijë efikasitet më të madh në fushën e shkencës dhe të hulumtimit. Për këtë arsye, të gjitha punimet dhe temat e ndryshme që dalin nga disertacioni i doktoratës, si dhe punimet shkencore me të cilat marrin pjesë në simpoziume e seminare të ndryshme, së bashku me të gjitha materialet e shkruara të përgatitura nga kandidati duhet të botohen.
Semestri 6
-
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Puna në disertacionin e doktoratës u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtime dhe për hartimin e një detyre më të komplikuar – shkrimit të disertacionit të doktoratës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë, aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të disertacionit të doktoratës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve të ciklit të tretë të studimeve ta shkruajnë disertacionin e doktoratës me sa më pak vështirësi dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet në këtë etapë, ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të disertacionit, duke pasur kujdes me këtë rast ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.