Login

Членовите на универзитетскиот кадар треба да ја употребат нивната Webmail сметка за да се најават на системот.

Универзитет на Југоисточна Европа
оживеј го знаењето!

Si mund ta transformojmë shoqërinë tonë?

Festivali i FCSS dhe MVDSI

Sipas Kombeve të Bashkuara, pothuajse gjysma e popullsisë së botës është më e re se 30 vjeç. Ky grup individësh do të trashëgojnë botën nesër. Ne duhet të shfrytëzojmë kapacitetet, entuziazmin dhe energjinë e tyre dhe t'i përgatisim për zgjidhjen e problemeve shoqërore të vendit tonë dhe botës.

Në dritën e stimulimit intelektual të të rinjve, për herë të parë po organizojmë Festivalin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në bashkëpunim me Institutin Max van der Stoel, me temën: Si mund ta transformojmë shoqërinë tonë? Perspektiva nga akademia, shoqëria civile dhe institucionet publike. Festivali do të bashkojë akademinë, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet për të diskutuar mbi sfidat shoqërore.

Çfarë po bëjnë apo duhet të bëjnë institucionet për t'i zgjidhur ato?

Cili është roli ynë si individë në transformimin shoqëror?

Ku qëndrojnë të rinjtë në këtë proces?

Festivali do të mbahet me 27 Maj dhe do të ketë Panele të Diskutimit, dhe Hackathon-in për Inovacion Social.

Agjenda: https://bit.ly/3QSAQDA

Google+