Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU

Në mbledhjen e radhës të Bordit Strategjik të Aleancës Evropiane të Universiteteve, në kuadër të projektit ChallengeEU, të mbajtur në Universitetin e Shkencave Natyrore dhe Teknologjive të Letonisë (LBTU), u nënshkrua Marrëveshja për pranimin e Universitetit të Zaporizhias, Ukrainë, si anëtar asociativ i Aleancës.

Zgjerimi i Aleancës krijon mundësi të reja për bashkëpunime shumëpalëshe dhe dypalëshe ndërmjet universiteteve anëtare.

Në takim u analizua edhe Raporti i Progresit për 18 muajt e parë të projektit. UEJL u vlerësua ndër 2–3 anëtarët me performancën dhe përmbushjen më të mirë të objektivave deri më tani.

Në kuadër të projektit, UEJL është bartës dhe përgjegjës për Pakon e Punës 2 (WP2), e cila fokusohet në zhvillimin e digjitalizimit në nëntë universitetet evropiane të Aleancës.

Google+