Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorët vizitor në UEJL me reputacion të dëshmuar profesional

Universiteti i Evropës Juglindore po e zgjeron stafin e tij ndërkombëtar me profesorë me reputacion të dëshmuar jo vetëm në profesionin e tyre, por edhe në mësimdhënie.

Lajmi i angazhimi i Prof. Sam Vaknin, që në këtë semestër do të ligjëroj lëndë në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë dhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, është pritur mjaft me entuziazëm në institucion amë të Prof. Vaknin, që është Instituti i Komonuelthit i Studimeve të Avancuara dhe Profesionale, (CIAPS).

Në ueb faqen e këtij instituti, lajmi për këtë angazhim është cilësuar si një mundësi e mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes UEJL-së dhe CIAPS.

Në këtë shkrim thuhet se zgjedhja është njoftuar nga një letër e nënshkruar nga Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili e ka miratuar angazhimin.

Lidhur me angazhimin, drejtori i CIAPS, Prof Anthony Kila, ka komentuar se nuk kishte dyshim se kontributi i Sam Vaknin në UEJL, do të jetë i vlefshëm. Ai shpreson se ky angazhim, do të shënojë fillimin e bashkëpunimit më të frytshëm midis UEJL dhe CIAPS.

Në kuadër të stafit ndërkombëtarë të Universitetit të Evropës Juglindore janë të angazhuar edhe profesorë në kuadër të Programit Fullbrajt nga SHBA dhe nga universitete evropiane, më të cilët UEJL ka realizuar marrëveshje bashkëpunimi.

Linku i lajmit të CIAPS: https://ciaps.org/seeu-appoints-ciaps-faculty-member-as-visiting-professor/

Google+