Qëllimi i konferencës ishte që t’i tubojë në një vend shkencëtarët nga sfera e arsimit, administratorët, këshilltarët, ekspertët e arsimit, mësimdhënësit, studentët në studimet pasdiplomike dhe përfaqësuesit e organizatave shoqërore për të diskutuar dhe këmbyer njohuri teorike dhe praktike në lëmin e shkencës. Përmbledhja e punimeve të konferencës u botua nga Procedia Social and Behavioral Sciences Journal (Elsevier) dhe do të indeksohet në Science Direct and Scopus. Veç kësaj, Elsevier do të dorëzohet tek ERIC dhe Thomson Reuters Conference Proceedings Citation Index (ISI). Universiteti i Evropës Juglindore mori pjesë me pesë punime shkencore, mes 600 shkencëtarëve tjerë nga mbarë bota, me ç’rast të gjithë pjesëmarrësit e UEJL-së morën certifikata për prezantimin e suksesshëm të punimeve në konferencë.
Në vazhdim keni listën e punimeve të prezantuara në Konferencë:
- “Mundësi për të mësuar përmes fjalës së gjeneruar nga tekstet e shkruara”, autorë: Mentor Hamiti, Agni Dika
- “Arsimimi ambiental në planin mësimor të shkencave edukative në Maqedoni dhe Turqi”, autorë: Mile Srbinovski, Mehmet Erdogan, Murtezan Ismaili
- “Arsimi i lartë në mjedis shumëkulturor: rasti i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Maqedoni”, autore: Sevil Rexhepi
- “Menaxhimi i burimeve njerëzore në UEJL, model i ri i institucionit të arsimit të lartë në RM”, autorë: Muharem Etemi, Diturije Ismaili
- “Arsimimi shumëkulturor dhe administrimi, si dhe standardet e përgjithshme etike”, autorë: Murtezan Ismaili, Merxhivan Ismaili, Mentor Hamiti