Ky Memorandum u nënshkrua me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe gjashtë universiteteve në Republikën e Maqedonisë dhe me të njëjtin parashikohet përgatitja e projekteve të përbashkëta kërkimore, debateve, ligjëratave dhe aplikim i përbashkët për financimin e tyre në vend dhe jashtë vendit.
Mes tjerash me këtë Memorandum parashikohet ndarja e bursave për nëpunës shtetërorë, për studime të magjistraturës, nga fusha e studimeve evropiane në Maqedoni dhe jashtë vendit, ndërkaq gjithashtu do të hapen BE-Info-kënde në Universitete, gjegjësisht në katedrat që realizojnë studimet që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane.
