Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i BE-Së Orav takon rektorin Dika

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), në Maqedoni, Aivo Orav, priti të martën (21 janar 2014), në selinë e tij në Shkup, Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit sipëror dhe të hulumtimeve shkencore.

Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika e njoftoi ambasadorin Orav për zhvillimet e fundit dhe progresin në universitet, si dhe risitë e ofertave më të reja akademike të UEJL-së. Rektori Dika poashtu shprehu gatishmërinë për kontributin e mëtejshëm në zhvillimin e fushës së arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Institutit të hulumtimeve shkencore në UEJL “Maks van der Shtul”, Prof. dr. Veton Latifi, i cili e njoftoi ambasadorin e BE-së me aktivitetet dhe planet për zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese shkencore, duke paraqitur edhe disa ide e mundësi të bashkëpunimit të mëtejshëm.

Google+