“Sot, me pak fjalë, do t’i rikujtojmë ngjarjet që tashmë janë regjistruar në kalendarin e ngjarjeve për të mos i harruar përgjatë një viti, por me këtë rast, duke vendosur në spikamë edhe ngjarjet që na presin në vitin në të cilin po bëhemi gati të hyjmë. Standardet që kemi vendosur ne, përshkojnë nivelin e sasisë dhe cilësisë së njohurive dhe aftësive që studentët duhet t’i arrijnë në mësim. Prandaj, në këtë kuadër janë edhe ngjarjet e shumta që kanë kaluar duke lënë gjurmë si një ogur i mirë për studentët dhe stafin.”, tha rektori Dika.
“Në këtë vit akademik, në 15 programe të ciklit të parë, në 26 programe të ciklit të dytë dhe në 12 programe studimore të ciklit të tretë, kanë aplikuar 15% studentë më shumë se në vitin e kaluar. Këtë vit, me përkrahjen e Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, arritëm të akreditojmë tre programe studimore që realizohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanitë lokale në fushën e menaxhimit dhe teknologjive të informacionit. Këto programe janë të dizajnuara në përputhje me modelin më të suksesshëm të programeve të këtilla në Evropë – ato të “Dual University studies” në Gjermani. Në ndërkohë, hapëm Parkun teknologjik, i pari i këtij lloji i regjistruar në Maqedoni dhe sot katër kompani jetojnë dhe krijojnë së bashku me ne, kurse në ndërkohë filluam me programin e certifikimeve profesionale në fushën e Teknologjisë së informacionit (TI).
Më lejoni që të ndajë me ju edhe një trend tjetër që e shënoi këtë vit që po lëmë pas: afro 30% e studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në programet në gjuhën angleze, përfshi këtu edhe programin e gjuhës angleze. Kjo është një e arritur e madhe për ne, ngase ky fakt përbën një sinjal dhe një shtytje të fuqishme se jo vetëm tregu i arsimit të lartë, por edhe ekonomia po globalizohet, duke rritur dëshirat e të rinjve tanë nga Ballkani Perëndimor për të qenë konkurrues. Në këtë kohë të krizës financiare dhe të zhvillimit të ngadalshëm ekomomik, ne, përveç strategjive të optimizimit të shpenzimeve, arritëm të financojmë edhe projekte zhvillimore, edhe atë me mjete vetanake financiare.”, tha rektori Dika.
Duke folur për investimet vetanake të Universitetit, rektori Dika, tha “Edhe zyrtarisht zmadhuam kapacitetet dhe ofertën akademike në Shkup, me një investim prej 700.000 mijë eurosh. Në kuadër të Institutit për mjedisin dhe shëndetin dhe përcaktimit tonë për të realizuar Planveprimin klimaterik, me një investim prej 200.000 eurove, ndërtuam dhe vendosëm në funksion impiantin fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike”
Për planet në të ardhmen rektori Dika, tha “Do të vazhdojmë me ngritjen e hulumtimit shkencor - Horizon 2020; Do të vazhdojmë me revidimin e jashtëm ndërkombëtar të programeve studimore; Do të vazhdojmë me promovimin e programeve studimore të integruara me praktikën;”
Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Demush Bajrami i falënderoi gazetarët për punën e tyre dhe informimin e e drejtë që e kanë bërë për Universitetin tonë.
“Tek ne, ngjarjet edhe në këtë vit, të cilin po e lëmë pas, ishin të shumta, falë jush, pra medias, që na keni ndjekur në çdo hap.”, tha Bajrami
