Gjatë vizitës studentët patën mundësi të ndjekin gjithë procesin e prodhimit. Ata kishin një turne të organizuar nga menaxherët e ndërmarrjes, ku për se afërmi vizituan repartin e prodhimit të materialeve për suvatim si dhe prodhimin e llaqeve. Studentët vazhdimisht kanë parashtruar pyetje, duke u përfshirë në diskutim në një atmosferë shumë miqësore dhe profesionale. Me pas studentët e ndoqën një prezantim nga një menaxher i kompanisë ku prezent ishte edhe menaxheri gjeneral z. Shefki Idrizi, i cili ishte i hapur ne diskutim me studentet.
Inxhinieri i prodhimit mbajti një prezantim para studentëve, duke iu dhëne sqarime lidhur me procesin që nga lënda e parë deri në prodhimin final.
Kjo, konsiderohet të jetë një mundësi shumë e mirë për studentët, nga pikëpamja e menaxhereve të ardhshëm, si një hap i mëtejshëm drejt punës praktike dhe punësimit të mundur të cilën e premtoi menaxheri i ndërmarrjes Renova.
