Studentët e Universiteti të Evropës Juglindore, pjesën praktike do ta kryejnë në kompaninë ndërkombëtare Xhonson Kontrolls. Kjo, çështje dhe çështje të tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë u formalizuan me memorandumin e bashkëpunimit, që u nënshkrua të martën (17.12.2013) nga rektori Prof. Dr. Zamir Dika dhe menaxheri i kompanisë Xhonson Kontrolls Makram Ghribi.
“Interesi është i dyanshëm, ndërsa ata që do të përfitojnë më së shumti janë studentët, të cilët do ta kryejnë praktikën në këtë kompani ndërkombëtare”, tha rektori Dika
Menaxheri Makram Ghribi, tha se studentët do të kenë mundësi trajnimi, të njihen me teknologjinë e avancuar dhe me mënyrën e punës së kësaj kompanie.