Të shtunën (6 qershor 2009), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës 2006/2007.
" /> Të shtunën (6 qershor 2009), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës 2006/2007.
">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve – gjenerata 2006/2007

Të shtunën (6 qershor 2009), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës 2006/2007.

Në mesin e mysafirëve të lartë morën pjesë ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip T. Riker, kryesuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Pero Stojanovski, përfaqësues të pushtetit lokal, si kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, përfaqësues të USHT-së dhe mysafirë të tjerë të lartë.

Duke iu drejtuar studentëve, rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi, tha se “kjo ditë, është një ditë e veçantë për ju, familjet tuaja dhe për të gjithë ne, duke u bërë shtysë e zhvillimit të së ardhmes suaj, por edhe të shoqërisë sonë dhe vendit”.

Gjithashtu, rektori në këtë mesazh drejtuar studentëve, më tej tha: “për shkurtë kohë, ju do të jeni një kuadër potencial, i cili pa mëdyshje, do të plotësojë një pjesë të zbrazëtirës në tregun e punës, që do të na bëjë të jemi më afër institucioneve dhe standardeve evropiane, duke bërë që ju brezi i ri të jeni të përgatitur për t'u përballur me kapacitete shumë konkurruese drejt sfidave të zhvillimit dhe integrimit bashkëkohor”, tha rektori Abazi.

Kryetari i Bordit të UEJL, Denis Farnigton tha se sot, më 6 qershor, ne kujtojmë mijëra të ri amerikan, britanez, kanadez dhe francez, disa më tri se ju, të cilët than jetërat e tyre në këtë ditë 65 vite më parë, në Normandi kështu që Evropa të jetë e lirë .

“Unë jam i sigurt se ju këtu keni mësuar se ishte shpirti i tolerancës dhe mirëkuptimit ndaj të tjerëve për të cilën ata sakrifikuan çdo gjë”, tha Farington.

Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Pero Stojanovski, në fjalimin e tij përshëndetës tha se UEJL është Universitet model i arsimit sipëror. Ky Universitet këtë vit i pari në vend ofron diploma të dyfishta, në bashkëpunim me universitet prestigjioze evropiane, duke vazhduar të mbaj epitetin lider në rajon

Me brohoritje u prit fjalimi i ambasadorit amerikan, Filip T. Riker, i cili me këtë rast përmendi dy fjalimet e sekretares së shtetit Hillari Klinton, atë që e ka zhvilluar në ditën e diplomimit dhe fjalimin e para disa javëve në Nju Jork.

Ambasadori Riker tha se ajo foli për hendekun me të cilin përballen studentët e universitetit, pra, midis "shpresës dhe realitetit," për botën, siç është jashtë universitetit dhe se si ne do të dëshironim të ishte. Pothuajse dyzet vjet më vonë, Sekretarja e shtetit, Klinton, foli në stadiumin e Jankive, në ceremoninë e diplomimit të studentëve nga NYU. Ajo përmendi se 700,000 studentë ndërkombëtarë kanë shkuar në SHBA, vitin e kaluar për të studiuar.

“Një studente nga UEJL, Eneida Alimanova, do të fillojë studimet e saj master në vitin e ardhshëm, në Universitetin e Oregonit, në kuadër të programit Fulbright. Ajo, do të jetë studentja e parë rome nga Maqedonia, që do të marrë pjesë në këtë program. Rektor Abazi, ju dhe universiteti i juaj duhet të jeni krenarë për atë se si ju e keni arsimuar atë”, tha ambasadori Riker.

Ceremonia e promovimit të absolventëve të gjeneratës së pestë të UEJL, u zhvillua në dy pjesë, ku në pjesën e parë morrin pjesë absolventët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe Fakultetit të Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit.

Në pjesën e dytë u bë promovimi i absolventëve të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike dhe të Fakultetit Juridik.

“Ka shumë arsye, pse kjo ditë është ditë për festime”. Kështu, u tha të pranishmëve, kryesuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, i cili ishte mysafir në pjesën e dytë të zhvillimit të ceremonisë së promovimit të absolventëve.

“Arsyeja e parë është arritja më e rëndësishme në këtë fazë të jetës suaj, diplomimi juaj. Arsyeja e dytë është se duhet të mburreni që keni diplomuar në këtë Universitet”.

Ambasadori Fuere në vlerësim e vete theksoi se “ky Universitet është simbol i gjallë i asaj se çfarë aspiron ky vend të bëhet - një shoqëri shumetnike e bazuar në tolerancë dhe respekt”.

Edhe këtë vit, tradicionalisht u zgjodhën studentët më të mirë të gjeneratës, të cilët janë: Majlinda Haxhiu, nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe Aleksandar Sotirovski, nga Fakulteti Juridik.

Për anën artistike të ceremonisë u përkujdes Kori i qytetit të Tetovës, por edhe këngëtari, njëherësh dhe ligjërues në UEJL, Dr. Agim Poshka, i cili e këndoi këngën e universitetit “Zëri i Dijës
Google+