Grupi i studentëve të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në drejtimin “Sistemet e Informimit dhe Menaxhimit” në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, të mërkurën (4 dhjetor 2013), realizuan videokonferencë me studentët e Universitetit të Bolonjës-Kampusi Forli. Videokonferenca u organizua nga profesorët Jeton Mazllami dhe Brikend Aziri.
Tematika e kësaj videokonference ishte njohja e studentëve tanë me programin “Simulimpresa” – si të krijohet dhe organizohet në mënyrë simulative një firmë nga ana e studentëve. Kjo temë zgjoi interes dhe kërshëri te studentët, që rezultoi me një diskutim pro aktiv me grupin e studentëve nga Kampusi Forli. Studentë ngelën tejet të kënaqur dhe kjo formë e komunikimit do të vazhdoj edhe në të ardhmen me qëllim të përafrimit të vlerave perëndimore në mesin e studentëve tonë.
