Prorektori për hulumtime i UEJL-së dhe njëri nga promotorët e kësaj vepre, Prof. Dr. Blerim Reka, tha se e ajo që e bënë të veçantë këtë komplet 20 vëllimesh të veprave të Akademik Stavilecit është ndërlidhshmëria e tri kategorive të ndryshme të librave të tij, që i japin asaj karakter të mendimit unik shkencor.
Gjatë fjalimit, për të cilin tha se nuk do të jetë përshëndetës, Akademik Stavileci, theksoi se sot është dyfish i mallëngjyeshëm për këtë mjedis, ku ka lënë një pjesë të jetës së tij dhe për kolegët, që janë pjesë e stafit të Universitetit, me të cilët ka punuar bashkë. Duke folur për veprën e tij, tha se tema dominuese është “Çështja e Kosovës” dhe “Çështja Shqiptare”, por edhe tema nga fusha si historia, drejtësia, etj.
Promotori tjetër i këtij promovimi, Doc. Dr. Agni Aliu, tha se akademik Esat Stavileci ka krijuar një emër në shkencën shqiptare, duke lënë dëshmi për kundrimin e drejtë të çështjes shqiptare”.
Njëzet vëllimet e veprave të akademik Stavileci, ndahen në tri kategori kryesore, edhe atë: në studime shoqërore, politike dhe historike-tekste universitare dhe në hulumtimet e tij shkencore.
Gjatë promovimit u zhvillua edhe një debat shumë interesant mes studentëve, stafit akademik dhe akademik Stavilecit.