Ambasadorja Auer është takuar me rektorin Prof. Dr. Zamir Dika, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Universitetit tonë, universiteteve franceze, sektorin e biznesit dhe qeverinë franceze. Rektori Dika i përcolli përshtypjet më të mira të bashkëpunimit dypalësh të deritashëm, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në drejtim të këmbimit të studentëve me universitetet franceze.
Ambasadorja Auer, tha se në Francë ka kapacitete të shumta, që mund të lejojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, posaçërisht mes universiteteve. Ajo e vlerësoi ofrimin e mundësisë për mësimin e gjuhës frënge nga studentët e Universitetit tonë.