Punëtoria e përbashkët e mbajtur të shtunën (30 maj 2009), ndërmjet UEJL dhe LSE (London School of Economy), shënoi fillimin e realizimit të bashkëpunimit konkret ndërmjet dy universiteteve prestigjioze.

Punëtoria (Workshop), u organizua në funksion të promovimit të këtij bashkëpunimi për programin e ri studimor të ciklit të parë - deridiplomik (që do të jetë pjesë e ofertës akademike), në fushën e "Sistemeve të informacionit dhe menaxhmentit", sipas konceptit te 'diplomës se dyfishtë'.

" /> Punëtoria e përbashkët e mbajtur të shtunën (30 maj 2009), ndërmjet UEJL dhe LSE (London School of Economy), shënoi fillimin e realizimit të bashkëpunimit konkret ndërmjet dy universiteteve prestigjioze.

Punëtoria (Workshop), u organizua në funksion të promovimit të këtij bashkëpunimi për programin e ri studimor të ciklit të parë - deridiplomik (që do të jetë pjesë e ofertës akademike), në fushën e "Sistemeve të informacionit dhe menaxhmentit", sipas konceptit te 'diplomës se dyfishtë'.

">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Me UEJL fitoni edhe diplomë të Universitetit të Londrës

Punëtoria e përbashkët e mbajtur të shtunën (30 maj 2009), ndërmjet UEJL dhe LSE (London School of Economy), shënoi fillimin e realizimit të bashkëpunimit konkret ndërmjet dy universiteteve prestigjioze.

Punëtoria (Workshop), u organizua në funksion të promovimit të këtij bashkëpunimi për programin e ri studimor të ciklit të parë - deridiplomik (që do të jetë pjesë e ofertës akademike), në fushën e "Sistemeve të informacionit dhe menaxhmentit", sipas konceptit te 'diplomës se dyfishtë'.

Rektori i Universiteti të UEJL, akademik Alajdin Abazi, tha se studentët, të cilët do ta kalojnë me sukses këtë program, do të kenë mundësi të pajisen me dy diploma të vlefshme: një nga UEJL dhe tjetrën nga Universiteti prestigjioz i Londrës - London School of Economics.“Kjo, është një mundësi e veçantë ne rajon e me gjerë, sepse nëpërmjet External Program të Universitetit të Londrës, mundësohet që çmimi i studimeve të jetë i privilegjuar për studentet tanë”, tha rektori Abazi.

“UEJL ka kapacitet të organizoj dhe implementojë programe prestigjioze ndërkombëtare dhe është njëri nga universitet më të kompletuara në rajon si në aspektin akademik, ashtu edhe në aspektin e infrastrukturës. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore, pse zgjodhëm pikërisht këtë universitet, për të ofruar programe të përbashkëta studimore”, tha Rosemary Goesling, përfaqësuese e London School of Economics.

Universiteti i Londrës - London School of Economics, është në nivelin e Universitetit të Harvardit, i renditur në të gjitha listat e ‘top universiteteve’ botërore.

Google+