Në kuadër të aktiviteteve sportive, Departamenti i sportit dhe Klubi i alpinistëve “Alpine” i Universitetit të Evropës Juglindore të shtunën (5 tetor 2013), kanë organizuar ecje rekreative në relacionin Kodra e Diellit – Guri i Sidollit.
“Përveç rekreacionit, stafi dhe studentët patën rastin të shoqërohen midis vete në mënyrë relaksuese jashtë amfiteatrove dhe klasave të mësimit”, theksoi kryetari i klubit “SEEU Alpine”, prof. Artan Luma
Për të gjithë pjesëmarrësit ishte organizuar drekë me ushqime tradicionale.