“Universiteti Ozjegyn është universitet me orientim pro evropian e posaçërisht me orientim pro-amerikan. Shumë i ngjashëm me universitetin tonë. Ne nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në shumë fusha, e posaçërisht në fushën e këmbimit të stafit akademik dhe studentëve”, tha rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi.
Ne jemi të gatshëm të presim edhe kuadrin anglishtfolës, pasi UEJL synon që të hap edhe drejtime të tjera studimore, të cilët do të ofrohen vetëm në gjuhën angleze, tha rektori Abazi
“Jemi të entuziazmuar me vizitën e UEJL, me kampusin dhe infrastrukturën impozante”, tha rektori i Universitetit Ozjegyn prof. dr. Erhan Erkut.
Universiteti i Ozjegyn dhe UEJL janë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin si në aspektin e themelimit (ne funksionojmë që nga viti 2007), ashtu edhe në statusin si universitete private jofitimprurëse, tha rektori Erkut. Të dy universitetet janë pionier në zhvillimin e teknologjive të informatikës. Synojnë të jenë lider në rajon në arsimin sipëror.
Presim që nga marrëveshja të kemi më tepër këmbime të studentëve nga UEJL në Stamboll dhe anasjelltas. Jemi të hapur edhe për zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe dhënien e diplomave të dyfishta.