Vizita është realizuar të mërkurën (08 maj) gjatë së cilës delegacioni u takua me rektorin e Universiteti të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe përfaqësues të Qendrës së Karrierës të Universitetit. Gjatë takimit, rektori Dika, tregoipërvojën e UEJL-së në ngritjen e Qendrës së Karrierës, të parën në rajon, për sfidat dhe rolin e saj në jetën studentore dhe universitare. Në mes tjerash,ai u shpreh i gatshëm që të ndihmoj universitetet shqiptare në drejtim të krijimit të qendrave të karrierës për të cilët UEJL tashmë zhvillon aktivitete profesioniste dhe të dëshmuara për studentët. Delegacioni mori pjesë në Panairin e karrierës, i cili është njëri nga aktivitetet që UEJL realizon nëpërmjet Qendrës së Karrierës dhe që shumë universitete të Shqipërisë planifikojnë ta realizojnë këtë vit. Delegacioni i universiteteve të Shqipërisë u interesua për rolin real, bashkëpunimin me studentët dhe ndjekjen e karrierës së tyre nga Qendra e Karrierës. Përfaqësuesit e delegacionit u shprehën të kënaqur me mundësinë, që UEJL ua ofron universiteteve shqiptare për të ndarë përvojën, pasi ata janë në fillim të krijimit të këtyre qendrave.
Pesë universitete të Shqipërisë kërkojnë përvojën e UEJL-së për krijimin e Qendrave të Karrierës
9 maj 2013Një delegacion nga 5 universitete të Shqipërisë, në kudër të projektit të përkrahur nga USAID – Rritje Albania, ka qëndruar në Universitetin e Evropës Juglindore me qëllim të marrjes së përvojës lidhur me themelimin dhe funksionimin e Qendrës së Karrierës si dhe përfshirjen e lëndëve për zhvillimin e karrierës në planprogramet studimore.
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025