Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për Dialog dhe Ndërveprim Kulturor (QDNK) organizoi punëtori për profesorët e shkollave të mesme, të titulluar “Ndikimi i kulturës dhe interkulturalizmi në procesin arsimor”

Punëtoria u mbajt 26 prill 2013 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. 29 profesorë të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Maqedonisë morën pjesë në punëtori dhe në fund u shpërblyen me një certifikatë për përfundimin e suksesshëm të kësaj punëtorie.

Qendra për Dialog dhe Ndërveprim Kulturor (QDNK) organizoi punëtori njëditore të titulluar “Ndikimi i kulturës dhe interkulturalizmit në procesin arsimor”.

Profesorët që morën pjesë ishin mbi të gjitha ligjërues të lëndëve: gjuhë angleze, gjuhë frënge, sociologji, filozofi, histori dhe matematikë.

Pjesëmarrësit u mirëpritën me fjalimin e dekanit të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Dr. Benjamin Keatinge, i cili foli për përvojën e tij personale me edukimin interkulturor në shtetin e tij amë - Irlandë si dhe për rëndësinë e kësaj çështje në arsimin në Maqedoni. Prezantimet ishin të përpiluara nga ana e profesorëve të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, të cilët ligjërojnë në drejtimin e gjuhës angleze dhe shkencave të komunikimit. Dr. Agim Poshka foli për “Keqpërdorimin e ‘Kulturës’: ‘Është pjesë e kulturës time’ Koncepti dhe pasojat e tij në arsim ”, Dr. Linda Ziberi foli për “Diversitetin kulturor në klasë: Rritja e të menduarit kritik dhe aftësive të komunikimit tek nxënësit.” dhe Dr. Maja Muhic foli për “Sfidat e edukimit ndërkulturor në një shoqëri multikulturore: Ndërtimi i shkollës ndërkulturore”. Punëtoria përfundoi me një vizionin për të ardhmen, në të cilën pjesëmarrësit zbuluan idetë e ndryshme dhe aktivitete të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvillojnë shumëllojshmërinë dhe interkulturalizmin në ligjëratat e tyre.

Google+