COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në Qendrën Informative të Komisionit Evropian u bë promovimi i programit të përbashkët studime evropiane mes UEJL dhe Universitetit të Lubljanës

Në qendrën Informative të Komisionit Evropian në Shkup, të enjten (25 prill 2013) u bë promovimi i programit të ri studimor (diplomë e përbashkët), Studime Evropiane në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Lubjanës.

Në këtë promovim morën pjesë përfaqësues të kabinetit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, zëvendëskryeministri për integrime evropiane Fatmir Besimi, shef i delegacionit të Misionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Rakovec dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti i Lubjanës, Prof. dr. Bojko Buçar.

Rektori i Universitetit të Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në fjalimin e tij me këtë rast tha se promovimi i këtij programi të përbashkët, nënëkupton nivelin më të lartë të mundshëm dhe të dëshirueshëm të bashkëpunimit mes dy universiteteve.

“Partneriteti i një universiteti nga shteti që është pjesë e Bashkimit Evropian dhe një shteti që është aspirant për t’u inkuadruar në familjen e madhe evropiane, duhet shërbyer si një shembull i mirë që tregon se përmes shkencës dhe arsimit tejkalohen më lehtë barrierat politike dhe se proceset e integrimit kanë një ritëm të shpejt të ecjes”, tha rektori Dika.

Për shkak të vizitës në Kanada, kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në këtë promovim kishte deleguar këshilltarin e tij Dimitar Mirçev, i cili e lexoi fjalimin e tij enkas për këtë ngjarje.

Në fjalimin e kryetarit të shtetit, mes tjerash thuhet se, këto programe studimore, nëpërmjet qasjes integrale, do t’i përgatisin studentët për punë të pavarur profesioniste dhe analitike në fushën e çështjeve evropiane.

“Jam i sigurt se kuadri akademik i të dy universiteteve me sukses do të përballen me këtë qasje profesioniste-transmetimin e dijeve gjeneratave të ardhshme”, thuhet në letrën e kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov.

“Kemi një përkushtim të qëndrueshëm në përkrahjen tonë për Universitetin e Evropës Juglindore, që nga themelimi i tij. Prandaj, jemi posaçërisht të lumtur të ndihmojmë në krijimin e këtij programi të ri , i cili iu dedikohet studimeve evropiane”, Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në R. Maqedonisë, Аivo Orav.

“Jemi prezent në një promovim, që ndajmë qëllimin e përbashkët – prezenca e idesë evropiane të fillojë mes të rinjve dhe gjeneratave të reja akademike me qëllim që ata të jenë shtylla kryesore e shoqërisë tonë që do ta sfidojë këtë proces dhe do të jetë bartës i ndryshimeve dhe prosperimit drejtë shoqërive proevropiane”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi

“Bashkëpunimi në mes dy fakulteteve paraqet edhe një pjesë të mozaikut të pasur të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve miqësore”, tha Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Branko Rakovec

Dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Universiteti i Lubjanës, Prof. dr. Bojko Buçar theksoi se bashkëpunimi me FAPSHP filloi para tre viteve me nënëshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe u konkretizua me dizajnimin e programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë dhe mobilitetin e studentëve dhe kuadrit akademik. Pas diplomimit, studentët do të jenë të përgatitur për tregun e punës në nivelin evropian, nacional, lokale dhe sektorin joqeveritar.

Dekania e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, prof. Dr. Elena Andreevska, po ashtu e theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi me shpresë së bashkëpunimi do të vazhdojë në të gjitha sferat. Ajo i falënderoi të gjithë për kontributin dhe praninë në këtë promovim.

Universiteti i Lubljanës sipas Rangimit të Shangait është i renditur në mesin e 500 universiteteve më të mira botërore.

Google+