COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt Randevu Arsimore

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të premten dhe të shtunën (19-20 prill 2013) u mbajt Panairi tradicional i shkollave të mesme të Maqedonisë “Randevu Arsimore”. Në panair morën pjesë rreth 1000 nxënës nga 25 shkolla të mesme të Maqedonisë, së bashku me arsimtarët e tyre.

Në hapjen solemne të këtij manifestimi të shkollave të mesme, morën pjesë rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Safet Neziri, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori i Misionit të USAID në Maqedoni Robert Wuertz, përfaqësues të shkollave të mesme dhe mysafir të tjerë.

Rektori I UEJL-së Zamir Dika, u shpreh se përzgjedhja që ky eveniment të mbahet në këtë universitet është shumë domethënëse.

“Universitetet në përgjithësi janë vendet ku zhvillohet dhe trajtohet një nga vetit më të larta njerëzore, që është intelekti. Për këtë arsye mendoj se me të drejtë është përzgjedhur universiteti, si vend I duhur ku këta nxënës do të kenë mundësi që t’I prezantojnë dhe realizojnë idetë e tyre në të ardhmen”, tha rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

“Arsimimi çdo të ri e përgatit për jetën. Në arsimim është e ardhmja e kombit dhe fuqia e njeriut. Organizimi i randevusë arsimore ka për qëllim nxënësit të garojnë dhe të shoqërohen mes vete ”, tha zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se UEJL është vendi i duhur për mbajtjen e kësaj ngjarje dhe ne do të përkrahim gjitnjë nismat e të rijve.

“Më vjen mirë që është zgjedhur UEJL, ku mbahet ky takim i nxënësve të shkollave të mesme, pasi ky Universitet është njëra nga shenjat dalluese të qytetit të Tetovës. Si komunë, maksimalisht do të angazhohemi për ti iniciuar dhe mbështetur këto iniciativa që kanë të bëjnë me organizimin, mbështetjen dhe përkrahjen e gjeneratës së re”.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Robert Wuertz tha se kjo “Randevu” ka për qëllim që nxënësit të tregojnë aftësitë e tyre të fituara dhe më pas të garojnë mes veti. Përgëzoj këta të rinj, arsimtarët dhe UEJL-në, të cilët marrin pjesë në këtë randevu, me ç’rast nxënësit do të tregojnë njohuritë e tyre përmes garave të ndryshme”.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike në Tetovë, Zana Ismani, e cila foli për rëndësinë e këtij projekti që ka për afrimin e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive të tyre.

Google+