Në këtë trajnim morën pjesë mësimdhënës nga disa universitete të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
“Universiteti ynë edhe me këtë trajnim dëshmon se ka kapacitete për të qenë bartës i shumë procesve që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë dhe aplikimin e risive”, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, në fjalën e hapjes.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, i pranishëm në trajnim theksoi se ngjarjet e këtilla janë një mundësi e mirë për këmbim të eksperiencave lidhur me çështje, të cilat kanë patur dhe me siguri edhe në të ardhmen do të ketë.
"Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore, pa marrë parasysh bazën e tyre , ka qenë dhe do të mbetet jo vetëm sfidë por dhe një obligim dhe prioritet për të gjithë, e sidomos për bashkësinë ndërkombëtare dhe organizmat e saj”, tha Xhaferi.
“Kurrikula ofron një kurs të plotë që përfshin mësimet teorike dhe praktike në komunikim, zgjidhje jo të dhunshme të konflikteve dhe ndërtim të konsensusit”, tha prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka.