Pas konflikteve të shumta në Ballkanin Perëndimor, bartja e kësaj kurrikule në planprogramet mësimore në universitete pritet të ndikojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve, rritjen e besimit, krijimin e klimës së mirëkuptimit dhe vendosjen e harmonisë sociale.
Trajnimi organizohet nga Instituti për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Kolumbisë në bashkëpunim me Institutin“Maks van der Shtul” të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Universiteti i Kolumbisë është njëri nga universitetet më të njohura në botë në fushën e hulumtimeve në shkencat shoqërore, mjekësi dhe arte.
