Gjatë takimit janë shkëmbyer përvojat në reformat në arsimin e lartë, ku prof. Farington rekomandoi, që në mënyrë të fuqishme të bëhet modernizimi i universiteteve moldaviane.
Në këtë takim u tha se fleksibiliteti, sinqeriteti dhe një model i ri i menaxhimit me universitetet, forcimi i lidhjeve me bizneset dhe përfshirja më e madhe e studentëve dhe administratës, janë disa parime që duhet të përfshihen në Kodin arsimor të Moldavisë. Po ashtu u diskutua edhe për futjen e diplomave të përbashkëta në të gjitha ciklet.
"Opinioni publik duhet të mobilizohet dhe të thotë po, ne duam të përmirësojmë cilësinë e arsimit, ne duam tu japim të rinjve mundësi më të mira ", tha eksperti i Këshillit të Evropës dhe president i Bordit të UEJL-së, Prof. dr. Dennis Farrington.