COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra e Gjuhëve i mirëpriti dhe i shpërbleu fituesit e konkursit kombëtar për shkrim të eseve nga gjuha angleze

Me datë 8 mars, Qendra e Gjuhëve ishte nikoqir i fituesve të konkursit kombëtar për shkrim të eseve në gjuhën angleze, të cilët arritën së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit e gjuhës angleze. Kjo garë u organizua në bashkëpunim me Korpusin e Paqes dhe Shoqatën e profesorëve të gjuhës angleze në Maqedoni (ELTAM).

297 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga e gjithë Maqedonia garuan për shkrim të esesë më të mirë në tre kategori:klasa e 7 dhe 8-shkollat fillore, viti i parë dhe i dytë, si dhe viti i tretë dhe i katërt- shkollat e mesme. Tema e esesë ishte: ’’Nëse do të mund të kthehesha në të kaluarën ‘’ dhe esetë ishin të vlerësuar nga folës autokton të gjuhës angleze, me profesion gjuhëtarë. Autorët e tre eseve më të mirë nga të gjitha kategoritë fituan certifikata dhe dhurata nga Qendra e Gjuhëve.

Po të njëjtën ditë studentët e UEJL nga grupet e gjuhës angleze për qëllime akademike të udhëhequr nga profesorët Artan Limani, Azra Jakupi, Halit Burrniku, Luiza Zeqiri dhe Neda Radosavleviq organizuan panair dhe prezantuan biografinë dhe veprimtarinë e grave të famshme nga historia, për nder të Ditës Kombëtare të Gruas.

Google+