Këto trajnime u zhvilluan në nëntë shkolla të mesme edhe atë në Gjimnaz, Mjekësi, Ekonomi, Bujqësore dhe Tekstile në Tetovë si dhe në Gjimnaz, Mjekësi, Ekonomi dhe Industriale në Gostivar.
Pjesa e parë e trajnimeve u zhvillua në shkolla të mesme ndërsa e dyta me shëtitje të organizuara (Amfiteatër, Shërbimin studentor, Qendrën e karrierës, Bibliotekë dhe Laboratorin 816), në Universitetin e Evropës Juglindore. Qëllimi i këtyre trajnimeve është këmbimi i përvojave në mes të Qendrave të karrierës si dhe aspekti teorike i moduleve mbi ndërtimin e karrierës. Pjesëmarrës në trajnime ishin edhe disa mësimdhënës të këtyre shkollave të mesme.
Nxënësit shprehën kënaqësi dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm në mes të Universitetit të Evropës Juglindore dhe shkollave të mesme.
Pjesa e dytë e trajnimeve do të vazhdojë edhe javët në vijim.
