Manifestimin e shpalli të hapur dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. Dr. Benxhamin Kiting, i cili i uroi të gjithë mësuesit e Universitetit për punën e tyre fisnike.
“Është një nderë për mua të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar për arsimin shqip dhe me këtë rast do të citoja shkrimtarin e famshëm irlandez Xhorxh Bernar Sho, i cili thotë se ata që mundin bëjnë, ata që nuk mundin mësojnë”, tha dekani Kiting.
Referatin kryesor në këtë manifestim e mbajti, prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, i cili bëri një retrospektivë të zhvillimit të shkollës shqipe, që nga fillesat e saj, që lidhen me 7 marsin e vitit 1887 e deri më sot.
“Gjatë kësaj kohe, edhe pse e përballur me shumë vështirësi ka arritur të realizojë misionin e saj të arsimimit dhe brumosjes së atdhetarizmit. Shkolla e sotme shqipe ka një vazhdimësi të shkollës së parë shqipe sa i përket këtij misioni, tha profesori Ibrahimi.
Për anën artistike u kujdesën dy studente të këtij fakulteti, të cilët recituan poezi nga poetë të njohur shqiptarë.