COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Memorandum për bashkëpunim mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Institutit të Shëndetit Publik i Maqedonisë

Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë dhe Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova të mërkurën (6 mars 2013), në rektoratin e Universitetit nënshkruan memorandum për bashkëpunim për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella në kryerjen e arsimit të lartë, veprimtarinë shkencore-hulumtuese dhe shëndetësore dhe për rregullimin e marrëdhënies së punës të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë, Shaban Memeti

Rektori i Universitetit të EJL-së, Zamir Dika potencon se në suaza të Universitetit punon Instituti i tyre për mjedis jetësor dhe shëndet si bazë për programin e ri me të cilin Universiteti ka aplikuar para institucioneve kompetente.

-Presim që me këtë program të ri të kontribuojmë drejt ngritjes së kualitetit të shërbimeve në shëndetin publik. Ne kemi kapacitet për përgatitje të kuadrove të cilat mund t'i ndjekin trendet bashkëkohore për menaxhim të shëndetin publik, tha Dika.

Mbesim të hapur për bashkëpunim sepse besojmë se përvoja profesionale dhe ekspertiza shkencore që së bashku e posedojnë të gjithë hulumtuesit do të ketë për rezultate kontribute të reja dhe origjinale për përparimin e shëndetit publik, tha drejtori Memeti.

Programi i ri Menaxhimi i shëndetësisë dhe shëndeti publik pritet të funksionojë me fillimin e vitit të ri akademik.

Google+