COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL-ja doli fituese e edicionit të VI-të në Garat Universitare në Skijim

Vendi i dytë i takoi USHT-së, dhe i treti Universitetit Shën Kirili e Metodi. Në garat individuale për meshkuj fitues dolën Gentian Kurtishi para Besar Iljazit dhe Martin Martinovski. Në kategorinë e femrave fituese dolën Ivana Ivçevska para Ivana Ivanovskës dhe Ardiana Bajramit.

Me moton sport, shoqërim, zbavitje, bashkëpunim, integrim me datën 1 dhe 2 mars, në Kodrën e diellit në organizim të UEJL-së u mbajt edicioni i gjashtë Gara Universitare në Skijim ku morën pjesë garues nga shtatë universitet vendore, si dhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Korçës. Edicionin e gjashtë të hapur e shpalli Rektori i UEJL-së Prof. Dr Zamir Dika

Sa i përket garave fitues i përgjithshëm doli UEJL-ja me 101 pikë të grumbulluara para USHT-së me 94 pikë dhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodi me 73 pikë. Në garat individuale në kategorinë e meshkujve fitues doli Gentian Kurtishi para Besar Iljazit dhe Martin Martinovskit.

Në kategorinë e femrave fituese doli Ivana Ivçevska para Ivana Ivanovskës dhe Ardiana Bajramit.

Nga garuesit e Universitetit të Korçës plasman më më të mirë pati Sokrat Tasho në kategorinë e meshkujve, ndërsa Paola Tasho në kategorinë e femrave.

Organizatori i këtyre garave për më të mirët ndanë Kupa dhe medalje, ndërsa ekipi fituese e mori edhe kupën kaluese. Mendim i përgjithshëm i të pranishmëve ishte se organizimi ishte i nivelit të lartë.

Garat që patën karakter ndërkombëtar u zhvilluan në disiplinën sllallom i madh (vele sllallom) në shtigjet e bukura të qendrës turistike dimërore Kodra e Diellit – Tetovë.

Google+