Aktualisht, kërkesa për studime vazhdon të shënojë rritje të mëtejshme brenda hapësirës së kufizuar në Shkup. Për këtë qëllim, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore ka kërkuar nga rektori që të zhvillojë një plan afatgjatë, duke e përfshirë si një alternativë zhvillimin e parë të projektit në Saraj.
Tani, mund të thuhet se janë bërë edhe hapat e parë në këtë drejtim. Kështu, ditë më parë Këshilli i komunës së Sarajit i mbështetur edhe nga kryetari i kësaj komune, z. Bekim Murati, miratoi kërkesën për lirim nga pagesa e kontributeve (taksa) për rregullimin e tokës ndërtimore (komunalet) lidhur me ndërtimin e objektit të Universitetit të Evropës Juglindore.
Pas kalimit të kësaj faze tepër të rëndësishme, universiteti është në proces të kërkimit të investitorëve, ku planifikohet që deri në vitin 2015, nëse gjenden partneret-investitorë të interesuar edhe të fillojë implementimi këtij projekti të rëndësishëm të arsimit të lartë. Me këtë rast, pritet që UEJL të zgjerojë gamën e programeve në studimet deridiplomike dhe në ato pasdiplomike, duke përforcuar edhe kapacitetet hulumtuese-shkencore dhe ato të ndërmarrësisë.
Këshilli i komunës së Sarajit liron nga komunalet ndërtimin e objektit të Universitetit të Evropës Juglindore
28 shkurt 2013Zgjerimi i kampusit universitar në Shkup, që u bë në shtator 2008, me rekrutimin e studentëve sipas pritjeve tona dha rezultatet e duhura si në programet e ciklit të parë, ashtu edhe në ato të ciklit të dytë. Kjo, para së gjithash për shkak të larmisë së programeve studimore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, por edhe programeve studimore në gjuhën angleze, të cilat u dizajnuan nga ekspertë ndërkombëtarë në varësi të kërkesave të tregut.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt panel diskutimi për sfidat e barazisë gjinore dhe rolin e gruas në shoqëri
- UEJL dhe Ministria e Shëndetësisë formalizojnë bashkëpunimin për kërkim shkencor dhe trajnim profesional në sektorin e shëndetësisë
- Rektori Ibraimi takoi Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës
- Rektori Ibraimi takon ambasadoren e Holandës: UEJL histori suksesi e bashkësisë ndërkombëtare
- Universiteti i Evropës Juglindore pjesë aktive në debatin për reformat në arsimin e lartë
- Dialog për të ardhmen digjitale: “Global Digital City” hap punimet në UEJL
- UEJL mori pjesë në debatin publik për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë