Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U ndanë certifikata për ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal për 22 administratorë nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit

Nëpërmjet programit për trajnim në Ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal, 22 përfaqësues të administratës komunale të Komunës së Tetovës dhe Gostivarit u pajisën me certifikata për realizimin me sukses të trajnimit.

Në kuadër të këtij programi ata fituan nga 30 kredi (ECTS), të cilët mund t’i transferojnë nëse vendosin ta vazhdojnë arsimimin e tyre në studime pasdiplomike.

Certifikatat u ndanë të martën (19.02.2013), në Universitetin e Evropës Juglindore nga prorektori për çështje akademike Prof. Dr. Endrju Godspid dhe dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë Prof. Dr. Nexhbi Veseli.

Qëllimi i këtij projekti është t’i zhvillojë kapacitetet profesionale të institucioneve komunale, të cilat janë të kyçura në zhvillimin e ekonomisë lokale nëpërmjet sigurimit të dijeve dhe shkathtësive adekuate, si dhe përvojës ndërkombëtare.

Programi për trajnim Ndërmarrësi dhe zhvillimi ekonomik lokal është përkrahur nga Komisioni Evropian nëpërmjet Tempus Projektit Rajonal.

Google+