Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prezantimi i programeve studimore të integruara me praktikën para anëtareve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Të hënën (18 shkurt 2013), në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) u realizua një takim i përbashkët i delegacionit të UEJL-së, i kryesuar nga rektori Prof . Dr. Zamir Dika dhe përfaqësues të kompanive anëtare të OEMVP-së (këshilli drejtues dhe këshilli kontrollues).

Në këtë takim u prezantua program i ri ‘’Studime të integruara me praktikën’’ i cili përpos pjesës akademike ka të përfshirë edhe pjesën praktike . Sipas këtij programi studentët gjysmën e kohës duhet të kalojnë në ligjërata dhe gjysmën tjetër duhet të jenë drejtpërsëdrejti të angazhuar në kompani. Kështu që pas diplomimit studentët pa mos pasur nevojë për trajnime shtesë mund të angazhohen që nga dita e parë në vendin e tyre të punës.

Fillimisht, do të niset me studime në këto drejtime : Menaxhimi Bashkëkohor i Bankave; Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve dhe Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI-së.

Kompanitë e mirëpritën këtë program dhe shprehën gatishmërinë të bashkëpunojnë me Universitetin në avancimin e sistemit arsimor, që do t’i përmbush kërkesat dhe pritjet e biznesit. Ata e falënderuan rektorin e UEJL-së për gatishmërinë e Universitetit për të bashkëpunuar me kompanitë me të vetmin qëllim zhvillimin e biznesit qoftë përmes trajnimeve të organizuara përmes Qendrës për Zhvillimin e Biznesit në UEJL dhe tanimë edhe përmes programit të ri studimor të dizajnuar enkas për bizneset që operojnë në Maqedoni dhe ne vendet tjera të Ballkanit.

Google+