Çmimet e fituara studentëve Bisera Dugaliq (për vendin e pare nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike), Liridon Selmani dhe Drini Aliu (në vendin e dytë dhe të tretë nga Universiteti i Evropës Juglindore) iu ndanë nga rektori I UEJL, Prof.dr. Zamir Dika, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Doc. dr. Bekim Fetaji dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Prof. dr. Dimitar Trajanov. Këto çmime do të kontribuojnë që këta studentë të fitojnë bursën e Ministrisë së e Arsimit dhe Shkencës, e cila njëherësh është edhe inicuese e këtij projekti të përbashkët midis Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodi nga Shkupi. Rektori i UEJL, Prof. Zamir Dika, duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti tha se është shumë i dobishëm kontributi i studentëve, të cilat plotësojnë hapësirat e Uikipedia me informacione relevante shkencore.
“Dalëngadalë nismat e këtilla e bëhen më kuptimplote për shkencën në përgjithësi. Kështu nisi edhe Uikipedia, nga disa idealistë, fillimisht si lojë, e cila shumë shpejt u rrit në një bazë kontributdhënëse për zgjerimin e njohurive”, nënvizoi rektori Dika.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri tha se duhet përshëndetur kontributi i studentëve që me dijet dhe aftësitë e tyre kanë dhënë kontribut në përcjelljen informacionit shkencor dhe afirmimin e të njëjtit edhe përtej Maqedonisë.
“Artikujt e publikuar ju mundësojnë shfrytëzuesve të Uikipedias që më lehtë të kenë qasje në gjetjen e informatave të nevojshme”, përfundoi Neziri.
Prof. dr. Dimitar Trajanov ,tha se ky nuk është projekti i vetëm i bashkëpunimit midis këtyre dy fakulteteve. “Profesorët tanë arritën t’i nxisin studentët që të angazhohen në pasurimin e faqeve të Uikipedias dhe se ky moment është një kënaqësi e vërtetë për ne”,vijoi ai.
Doc. dr. Bekim Fetaji, theksoi se kjo nismë e e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Uikimedia – Maqedoni rezultoi me sukses.
“Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke shënuar rezultate edhe më të mira”, tha ai.
