Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt konferenca për arsimin joformal

Në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Qendrës për Arsim Joformal “Triagolnik”, të hënën ( 21 maj 2012), u mbajt konferenca donatore për arsimin joformal, përkatësisht për studimet e reja deridiplomike dhe pasdiplomike për Lidership dhe Punën Rinore në Bashkësi.

“Programi studimor Lidershipi dhe Puna Rinore në Bashkësi tashmë është akredituar dhe ne sot kemi ftuar miq dhe përkrahës të këtij programi për të përkrahur këto studime në formën e bursave “, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, Mariet Shurman, u shpreh e gatshme për të përkrahur këtë program studimor, pasi arsimi joformal është shumë i rënëdësishëm për arsimin në përgjithësi.

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, Lars Valhud, tha se arsimi joformal është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi.

Mirjana Gjeorgjievska, nga Qendra “Triagolnik”, tha se qëllimi i këtyre studimeve është t’i aftësojë studentët të punojnë në të gjitha institucionet arsimore, qendrat parashkollore, në qendrat rinore, etj.

Programi studimor Lidershipi dhe Puna Rinore në Bashkësi ofrohet në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike.

Google+