Delegacionin francez e priti prorektori për hulumtim i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili i njoftoi mysafirët me zhvillimet e fundit në Universitet. Prorektori Reka, theksoi se takimet e këtilla ndihmojnë në intestifikimin e bashkëpunimit mes Universitetit tonë dhe universiteteve franceze në lëmi me interes të përbashkët.
Z. Furnie, i cili aktualisht zhvillon një turne në vendet e Ballkanit, tregoi interes për zhvillimet e fundit në Universitet dhe në përgjithësi në Maqedoni. Ai theksoi se sjell mesazhin për rritje të bashkëpunimit ndërinstitucional me universitet franceze.
