Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Promovohet në UEJL libri “Kosova në krizën jugosllave”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, promovoi të mërkurën ( 14 mars 2012), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), librin”Kosova në krizën jugosllave”.

Autori i librit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, foli për rëndësinë e ngjarjeve, të cilat janë trajtuar në libër, duke thënë se shpreson që ky libër, përveç tjerash, do të jetë një bazë e mirë për studiuesit e ardhshëm të kësaj periudhe dhe kësisoj të pasqyrohet sa më mirë, natyrisht duke u bazuar në fakte të shumta që posedojmë.

“Nuk kam pretenduar që të shteroj tërë materien, por kam thënë atë që kam menduar, që kam gjetur nëpër arkivat, dokumentacionin që kam konsultuar”, tha ai.

Blerim Reka, prorektor për hulumtime i Universitetit të Evropës Juglindore, tha se autori i librit duke kombinuar dijen dhe përvojën, teorinë dhe empirikun, faktet e ftohta shkencore, por edhe përfshirjen e tij personale, ofron një analizë shkencore politike të Kosovës dhe kapërcimin midis shekullit 20 e 21.

“Libri trajton njërën nga periudhat më dramatike të historisë ballkanike, atë të shpërbërjes së perandorisë së fundit komuniste sllave dhe të lindjes së shtetit më të ri evropian, të lindjes së një krijese shtetërore natyrale të Prishtinës, mbi gërmadhat e një krijese artificiale të Versajit. “, ka thënë Reka.

Sipas Mr. Demush Bajramit, ky libër, tregon të vërtetën, që është e rëndësishme të dihet ashtu siç ka qenë, duke u shndërruar në një burim të besueshëm provash shkencore. Për më tepër, Prof. Buja me saktësi reflekton mbi proceset që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, rolin e bashkësisë ndërkombëtaredhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ali Pajaziti, recensent, ndër të tjera theksoi se libri “Kosova në krizën jugosllave“, paraqet një fushë të deskripcionit të analizës shkencore të odiseades shqiptare në fund të mileniumit të dytë.

Libri në shatë kapituj përfshinë elemente faktografike dhe akademike që kanë të bëjnë me procesin e shtetformimit të Kosovës në etapa të ndryshme, duke përfshirë luftën e UÇK-së dhe Konferencën e Rambujesë.

Google+