Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt konferenca për 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Konferenca "Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", i ka tubuar në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të hënën ( 20 qershor 2011), aktorët kryesorë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Konferenca u organizua nga Universiteti i Kolumbisë - Programi për ndërtim të paqes dhe të drejtave të njeriut, Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Në hapjen e kësaj konference, rektori i UEJL-së, njëherësh nikoqir i Konferencës, Prof. dr. Zamir Dika foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe shprehu kënaqësinë që UEJL, është pjesë e kësaj konference duke falënderuar për pjesëmarrjen njerëzit që kishin rol aktiv në atë kohë.

“E veçanta e këtij aktiviteti qëndron në faktin se evokimi i përvojave të protagonistëve të kësaj ngjarjeje historike, sidomos ecuria e atij procesi të vështirë negociatash deri në arritjen e marrëveshjes, sot, po vendoset në funksion të një vështrimi shkencor dhe akademik të Maqedonisë, rajonit dhe botës, me tendencë për të nxitur përvoja të reja dhe për të ndihmuar të gjithë ata që janë ballafaquar apo që do të kalojnë peripecitë e ngjashme, si dhe për të dizajnuar rrugën optimale të ecjes së Maqedonisë për të përshpejtuar procesin e integrimeve.”, tha mes tjerash rektori Dika.

Ambasadori amerikan, Filip Riker, gjatë fjalimit të tij theksoi se Marrëveshja e Ohrit arriti të ndërpresë një luftë qytetare, ndërkohë që i hapi aspiratat e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. “Implementimi i kësaj marrëveshje është një proces për të ardhmen e shtetit dhe është çelësi i integrimit të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, si kusht primar politik, pavarësisht nga religjioni apo kombësia e popullatës që mbizotëron", u shpreh ambasadori Riker.

Prorektori për çështje hulumtuese në UEJL, Blerim Reka, tha se Marrëveshja e Ohrit në shumë aspekte nuk ka shënuar përparim edhe atë në përfaqësimin adekuat, ndarjen e buxhetit të barabartë, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, etj. Prorektori Reka, lehtësuesit amerikan në procesin negociator, Perdju, i ndau një plaket në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në arritjen e marrëveshjes paqësore.

Në kudër të konferencës folën edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, diplomati Xhejms Perdju, njëri nga lehtësuesit ndërkombëtar në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe diplomati Soren Jesen Petersen.

Në këtë konference fjalime kanë pasur edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në vend, analistë, profesorë etj. Konferenca vazhdoi të martën në Shkup, në Fakultetin Juridik të Universitetit Shën Cirili dhe Metodi.

Google+