COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve të gjeneratës së shtatë

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të shtunën (11 qershor 2011), u mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve të gjeneratës së shtatë. Me këtë rast, i pranishëm ishte dhe iu drejtua studentëve nobelisti me prejardhje shqiptare nga SHBA-të dhe njëherësh doktor nderi i UEJL, Prof. dr. Ferid Murati.

Ceremoninë e shpalli të hapur provosti-prorektor për çështje akademike, Prof. dr. Paul Foster. Ndër pjesëmarrësit e shumtë ishin edhe ambasadorI R. së Shqipërisë, Agim çejku dhe ai i R. Kosovës, Skender Durmishi dhe kryetarët komunave Tetovë, Prof. dr. Sadi Bexheti, Gostivar, Prof. dr. Rufi Osmani dhe Dibër, Argëtim Fida.

Në fjalën e tij, rektori Prof. dr. Zamir Dika u tha studentëve se sot po e përmbyllin me sukses një cikël të shkollimit të tyre akademik, duke marrë mbi vete përgjegjësi të reja në zbatimin e njohurive të marra gjatë viteve të studimeve në UEJL.

“Jo rastësisht prej sot ju do jeni edhe qytetarë akademik, ose përçuesit më të denjë të emancipimit në mjediset ku do ndodheni. Kjo ngjarje s’ka se pse të mos përcillet edhe me një ndjenjë entuziazmi për vet Universitetin stafin drejtues dhe profesorët tuaj. Më lejoni që ta pagëzoj këtë ditë si pjesë të një gëzimi të përbashkët familjar”, tha rektori Dika.

Ky vit paraqet dhjetëvjetorin e universitetit tonë. Këto dhjetë vite ne jemi në Tetovë dhe për këtë kohë misioni ynë është edukimi i gjeneratave të reja, lider për Maqedoninë, për Ballkanin, për Evropën dhe botën, tha në fjalimin e tij, provosti-prorektor për çështje akademike, Pol Foster.

“Sot është dita e rëndësishme e jetës suaj. Ju keni punuar shumë, për të fituar njohuri të reja, jeni aftësuar dhe keni fituar eksperiencë të vërtetë të klasit botëror, këtu në këtë qytet të bukur, në Tetovë”, tha provost Pol Foster.

Nobelisti me prejardhje shqiptare Ferid Murati, tha se arsimimi i rinisë ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për formimin e personalitetit të tyre, por edhe për gjithë shoqërinë. Ai shprehu besimin se shumica e të diplomuarve, do të vazhdojnë edhe më tej të investojnë në dije që do të hapte edhe më shumë perspektivat e tyre.

“Unë nuk kam nevojë tu them se arsimi është i çmuar dhe shumë i rëndësishëm, sepse do ndikojë në jetën tuaj gjithnjë, ka shumë studime që tregojnë se sa më i arsimuar të jesh aq më cilësore e ke jetën me më shumë të ardhura dhe stabilitet financiar.”, tha nobelisti Ferid Murati.

Google+