Sipari i aktiviteteve në kudër të këtij manifestimi u hap me promovimin e dy librave të rinjë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën arbreshe, ku si recensentë fjalim për dy librat mbajti akademik Ali Aliu.
Libri i parë titullohet “Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë” nga autorët Prof.dr. Vebi Bexheti, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Prof.dr. Hamit Xhaferi, Prof.dr. Zeqir Kadriu.
Libri i dytë që u promovua përfshinë aktet nga kumtesat e Simpoziumit III Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Arbëreshe të mbajtur në UEJL –Tetovë, më 28-29 prill 2008 dhe titullohet “Gjuha, kultura dhe letërsia arbëreshe”
Në fund të promovimit u shfaq filmi dokumentar “Takime me arbëreshët e Kalabrisë” nga autori prof. dr. Mustafa Ibrahimi në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Dokumentari bazohet në tri vizitat e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në fshatrat arbëreshe të Italisë.
Më 27 maj në UEJL, zhvilloi punimet Konferenca VI Shkencore Ndërkombëtare “Elena Gjika dhe kultura popullore”, e organizuar nga Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe - FGJKK, me pjesëmarrjen e specialistëve nga tërë hapësira shqiptare. Në këtë Konferencë morën pjesë 30 studiues nga vendi, Shqipëria, Kosova, Italia, Franca dhe Bullgaria.
Në fillim fjalë përshëndetëse mbajti rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika, pastaj dekani i FGJKK, Prof. Dr. Andrew Gospeed, shefi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të FGJKK, Prof. Dr. Hamit Xhaferi. Kurse referat mbajti prof. Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me temë: “Elena Gjika dhe përmasa evropiane e kulturës shqiptare”.
Më pas në seancën e parë u lexuan 15 kumtesa: Jorgo Bulo, Antonio D'Alessandri, Shaban Sinani, Klara Kodra, Hamit Xhaferi, Ali Jashari – Aleksandra Piluri, Merita Sauku-Bruci, Bardhosh Gaçe, Roland Zisi, Agron Xhegolli, Zeqir Kadriu, Ilia Karanxha, Bahtije Gërbeshi, Samira Idrizi.
Ndërkaq në seancën e dytë u lexuan po ashtu 15 kumtesa, edhe atë nga: Ali Aliu, Muharrem Jakupi, Vebi Bexheti, Bukuroshe Isufaj, Zeqirja Neziri, Gëzim Rredhi, Mustafa Ibrahimi, Ermir Xhindi, Nehat Krasniqi, Shyqri Galica, Artur Lamaj, Fotaq Andrea, Joana Kalinku-Peeva, Rusana Bejleri , Jehona Rushidi-Rexhepi - Meral Shehabi - Luljeta Adili-Çeliku dhe Jusra Abdurahimi.
Konferenca i zhvilloi punimet në frymën e një debati konstruktiv dhe bashkëpunues, i karakterizuar nga profesionalizmi shkencor, duke i mbyllur punimet me sukses