COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL fitoi turneun në futboll të vogël

Ndeshja u zhvillua të enjten (2 qershor 2011), në kuadër të turneut në futboll të vogël me moton “Për një demokraci më të mirë- Komunikimi 2011”.

Ekipi i UEJL-së, arriti që në finale ta mund ekipin e Alsat-M me rezultat 4:0.

Ndeshja kaloi në një atmosferë miqësore, kurse ekipi jonë tregoi lojë cilësore, duke e merituar edhe vendin e parë në kuadër të këtij turneu.

Në xhiron finale të turneut u kualifikuan tre ekipet në futboll të vogël: TV Alsat-M; gazeta “Koha” dhe ekipi i UEJL-së.

Turneun e organizuan Departamenti i Shkencave të Komunikimit i UEJL-së në bashkëpunim më Institutin për Demokraci dhe Zhvillim i përkrahur nga Ambasada e SHBA-ve dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup në kuadër të programit “Angazhimi i qytetarëve në përforcimin e demokracisë”.

Google+