Gjatë kësaj vizite, studentët mes tjerash u njoftuan për historikun e kësaj ndërmarrjeje me theks të veçantë në procesin e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje nga një ndërmarrje shoqërore në private.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj fabrike, Nexhmedin Ejupi, foli për privatizim, i cili është bërë nëpërmjet metodës Spin-Off Special në vitin 2006, zhvillimin e kësaj kompanie dhe planet për të ardhmen.
Gjatë takimeve me menaxhmentin e fabrikës u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe parimisht u arrit marrëveshje, që studentë të dalluar të UEJL-së, të kenë mundësi ta kryejnë punën praktike në këtë fabrikë, ose edhe të punësohen.
Aspekti praktik dhe mbledhja e përvojave nga kompani të suksesshme është element mjaft i rëndësishëm në krijimin e personalitetit të menaxherëve të së ardhmes, andaj studentët kishin mundësi që të shohin për së afërmi proceset e zhvillimit të veprimtarisë së një ndërmarrjeje nga fillimi deri në fund.
Kjo kompani ka rreth 250 të punësuar dhe me tendencë të rritjes së vazhdueshme në të gjitha sektorët.
Studentët u ndanë të kënaqur nga vizita, duke shpresuar që në të ardhmen do të realizohen vizita të tjera të këtij lloji.
Vizita u organizua nga profesorët Sadri Aliji dhe Salajdin Abduli të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë.
Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë realizuan një vizitë në Fabrikën për Prodhimin e Xhinseve dhe Veshjeve “KOSOVATEX” në Prishtinë, Kosovë
27 maj 2011Gjatë takimeve me menaxhmentin e fabrikës u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe parimisht u arrit marrëveshje, që studentë të dalluar të UEJL-së, të kenë mundësi ta kryejnë punën praktike në këtë fabrikë, ose edhe të punësohen.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics