COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Udhëtim produktiv në SHBA

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika i shoqëruar provosti i këtij universiteti, Prof. Dr. Pol Foster këto ditë qëndruan për një vizitë zyrtare në SHBA, ku realizuan një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë dhe të disa universiteteve amerikane.

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika i shoqëruar provosti i këtij universiteti, Prof. Dr. Pol Foster këto ditë qëndruan për një vizitë zyrtare në SHBA, ku realizuan një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë dhe të disa universiteteve amerikane.

Takimi i parë u realizua në Uashington me përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Rektori Dika dhe provosti Foster u takuan me Meri Elen Nunan Koning, shefe e sektorit të të programeve për Evropën dhe Azinë në Sektorin për arsim dhe kulturë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Delegacioni i UEJL-së e informoi z-nj. Koning me zhvillimin e UEJL-së, me ç’rast është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm përkitazi me Programin Fullbrajt. UEJL tashmë ka një përvojë paraprake në kuadrin akademik, duke shfrytëzuar Programin Fullbrajt dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen që t’i përfitojë prej tyre në Universitet, duke i ftuar që të ndajnë përvojën e tyre akademike me studentët dhe kuadrin e UEJL-së.

Takimet në vijim u realizuan me përfaqësuesit e USAID-it, përkatësisht me Geri Bitner, drejtor për arsimin sipëror dhe zhvillimin e fuqisë punëtore dhe me Dr. Lubov Fajfer, këshilltar për arsim në USAID. Pasi që, USAID është përkrahës i UEJL-së, diskutimet u fokusuan në historikun e themelimit të UEJL-së dhe në zhvillimin aktual të tij. Takimi, po ashtu u fokusua edhe në atë se si UEJL mundet të merr pjesë në projektet e ardhshme të USAID-it dhe të përkrahet ndërtimi i kapaciteteve në Republikën e Maqedonisë.

Pas takimeve në Uashington, D.C. rektori Dika dhe provosti Foster udhëtuan në Blumington, Indijana, që të zhvillojnë takimet e radhës me përfaqësuesit e partnerit strategjik të UEJL-së, Universitetit në Indijana (UI). Ata u takuan me presidentin e Universitetit Indijana, prof. Majkëll Mek Robi dhe një numër të madh përfaqësuesish nga ky universitet, duke përfshirë: Çarls Rifsnajder, zëvendësdekan ekzekutiv për programe ndërkombëtare, prof. Patrik Omera, zëvendëskryetar për marrëdhënie me jashtë në Universitetin Indijana. Këto takime u fokusuan në hapa konkretë të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet Universitetit Indijana dhe UEJL-së në vitet e ardhshme dhe në marrjen e hapave konkret për zhvillimin e mëtutjeshëm në investimin në tregun e kapitalit në UEJL. Presidenti Mek Robi theksoi se gjatë muajve të ardhshëm sërish do ta vizitojë UEJL-në.

Delegacioni i UEJL-së vazhdoi me takimet me përfaqësuesit e fakulteteve nga Universiteti Indijana. Ata u takuan me përgjegjësit e Shkollës për Punë Publike dhe Ekologjike, posaçërisht me dekanin e kësaj shkolle Prof. Dejvid Rajngold i Prof. Metju Aur, dekan i Kolegjit Haton Onors. Në këto diskutime u përfshi edhe mundësia e këmbimit të kuadrit dhe zhvillimi i plan-programeve me Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike dhe mundësinë e themelimit të Shkollës Onors në UEJL.

Takimet e ardhshme janë realizuar me përfaqësuesit e Shkollës për Afarizëm “Keli” në Universitetin Indijana, me Prof. Vankataramanan, zëvendësdekan për programme akademike dhe Prof. Riçard Magjuka, kryetar i Programit global ekzekutiv, MBA dhe Programeve korporative nga Shkolla “Keli”. Diskutimet kishin të bënin me revidimin e plan-programeve të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, programeve akademike dhe angazhimin e kuadrit akademik nga Universiteti në Indijana dhe UEJL-së, për një periudhë më të gjatë kohore. Përkrah kësaj, përfaqësues të Shkollës “Keli” treguan përvojën e tyre në programet on-line. Pasi që UEJL ofron programe akademike në formën e mësimit elektronik u përmend mundësia e bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe Shkollës “Keli” për modulet e mësimdhënies.

Para kthimit në Maqedoni, rektori Dika dhe provosti Foster, po ashtu u takuan me miq të UEJL-së në kampusin e Universitetit Indijana në Indijanapolis, ku u organizua një drekë e posaçme për të gjithë personat nga Universiteti Indijana të inkuadruar në UEJL. Ata u takuan edhe me Mexhit Feratin, i cili është angazhuar në UEJL, por aktualisht është në studime të doktoraturës në Universitetin Indijana.

Kjo vizitë në SHBA tregon se UEJL në mënyrë aktive do të vazhdojë me bashkëpunimin me Qeverinë e SHBA-vë dhe partnerin strategjik, Universitetin e Indijanës.

Google+