COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e “Shtulit” krijojnë robotin që shkruan dhe njeh mjedisin

Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit qe ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori që reagon në prekje (touch sensor) bënë që robotin të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdoj rrugën.

Robot që shkruan dhe njeh relievin është krijimi më i fundit i tre studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën e LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekt “real “ dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.


“Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rrit entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për ti vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe tu shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmitë përkatëse duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet.

Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit qe ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë sensori që reagon në prekje (touch sensor) bënë që robotin të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdoj rrugën.


Duke shfrytëzuar këtë punim parashikojmë që ti inkurajojmë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme, thonë studentet.

Sipas tyre, së shpejti në UEJL, do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

Google+