Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Maks van der Shtul

Me rastin e ndarjes nga jeta të z.Maks van der Shtul, në Universitetin e Evropës Juglindore, të mërkurën (27 prill 2011) u mbajt mbledhje komemorative.

“Lajmi për vdekjen e z. Maks van der Shtul, ish-ministër i Jashtëm i Holandës, diplomat i karrierës dhe nismëtar i themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, na pikëlloi pa masë”, tha në fjalimin e tij rektori, Prof. dr. Zamir Dika

“Dje, sot dhe përgjithmonë do t’i jemi mirënjohës mikut tonë të madh Max van der Stoel, me premtimin se gjithnjë do të ndjekim frymën e tij për të qenë të përgatitur për të zhvilluar diskutime konkrete në kuadrin e procesit të standardizimit të arsimit”, tha mes tjerash rektori Dika.

Në pamundësi të pjesëmarrjes në këtë mbledhje, kryetari i Bordit të Universitetit, Dr. Denis Farington, kishte dërguar një letër, e cila u lexua para të pranishmëve.

“Universiteti i Evropës Juglindore nuk do të ishte hapur kurrë pa ndihmën e Maks va nder Shtul. Shumë vështirësi që në hasëm në fillimet e universitetit u zgjidhën me ndihmën e tij. Të gjithë ata që punojnë në këtë Universitet punën e tyre ia detyrojnë atij. Të diplomuarit në këtë Universitet kanë përgatitje më të mirë sesa të studionin në cilindo universitet në Maqedoni”, thuhet mes tjerash në letër.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Holandës, përfaqësues të OSBE-së dhe personalitete te tjera.

Me këtë rast universiteti ka hapur edhe librin e zisë, kurse flamujt janë ulur në gjysmështize.

Google+