COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në Prishtinë, ministri Ramë Buja priti rektorin Zamir Dika

Sot (21.04.2011), në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, njeriu i parë i këtij diksteri, Prof. dr. Ramë Buja, priti rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore të Maqedonisë, Prof. dr. Zamir Dika dhe bashkëpunëtorët e tij, ku është biseduar rreth thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë.

Sot (21.04.2011), në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, njeriu i parë i këtij diksteri, Prof. dr. Ramë Buja, priti rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore të Maqedonisë, Prof. dr. Zamir Dika dhe bashkëpunëtorët e tij, ku është biseduar rreth thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit të lartë. Në këtë takim zyrtar, ministri Buja, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Universitetin e Evropës Juglindore në të mirë të studentëve të të dyja vendeve, duke nënvizuar faktin se në këtë universitet studion edhe një numër i madh i studentëve nga Kosova. "Ne jemi të gatshëm që ta intensifikojmë këtë bashkëpunim, në të mirë të cilësisë në arsimin e lartë, në mënyrë që të kemi kuadro sa më të përgatitura", tha ministri Buja dhe përgëzoi udhëheqësit e këtij universiteti dhe të gjithë ata që kanë punuar për ngritjen e UEJL-së.

Ndërsa, rektori Dika falënderoi ministrin Buja për mbështetjen dhe theksoi se do të jenë të gatshëm për bashkëpunim, jo vetëm me Prishtinën, por edhe me Tiranën, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që shkojnë në të mirë të universiteteve dhe studentëve të të dy shteteve. “Duhet shikuar mundësinë e lehtësimit të procedurave administrative për studentët nga Kosova që studiojnë në UEJL”, theksoi ndërmjet tjerash, rektori Dika.

Google+