Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zamir Dika: Van der Stoel ishte luftëtar i palodhshëm për të drejtat e njeriut në të gjithë botën

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika, në emër të të gjithë stafit dhe studentëvë u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjes së z. Van der Stoel, ambasadës së Holandës dhe misionit të OSBE-së në Shkup

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika, në emër të të gjithë stafit dhe studentëvë u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjes së z. Van der Stoel, ambasadës së Holandës dhe misionit të OSBE-së në Shkup, ku thuhet: “Lajmi për vdekjen e z. Max van der Stoel, ish-ministër i Jashtëm i Holandës, diplomat i karrierës dhe nismëtar i themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, na pikëlloi pa masë. E dashur familje e mikut tonë të madh, ky është një moment i trishtuar për Ju, por edhe për të gjithë ne në Universitetin e Evropës Juglindore. Ne, kemi qenë me fat që e njohëm këtë njeri të shkëlqyer. Max van der Stoel ishte njeri i rrallë me plot ngrohtësi e mirëkuptim. Ne, e humbëm një luftëtar të palodhshëm për të drejtat e njeriut në të gjithë botën. Do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Me kë rast, në emër të Universitetit të Evropës Juglindore, të të gjithë stafit dhe studentëve, Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e njeriut Tuaj dhe mikut tonë të shtrenjtë Max van der Stoel”.

Më 27 prill, në UEJL, do të mbahet mbledhje komemorative, ku janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e RM, ambasada e Holandës dhe misioni i OSBE-së, në Shkup.

Google+